Akuzat për shkelje te Vllaznia, Voltana Ademi: Kam vepruar si të tjerët

schedule13:38 - 26 Shtator, 2020

schedule 13:38 - 26 Shtator, 2020

Voltana Ademi do të duhet të përballet me një padi nga Këshilli Bashkiak Shkodër, që pretendon se kryebashkiakja ka bërë shkelje për “Miratimin e pasqyrave financiare të vitit 2018 të shoqërisë Klubi i futbollit sh.a Vllaznia” si dhe “Për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës  të shoqërisë”.

 

 

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkesa për nisjen e procedurave për të ngritur padinë është miratuar dhe sot ka ardhur edhe reagimi i vetë Ademit. Për mediat ajo ka deklaruar: “Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit.  Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë.

Nga paraqitja në seancën e këshillit, teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.

Meqenëse ka interes nga mediat, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata, me tagrin që u jep ligji, kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim”. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!