Akuzat për Portin e Durrësit, Balla: Opozita do ta bllokojë se ka frikë se edhe zgjedhjet e 2029-s do t’i humbë

schedule12:04 - 17 Nëntor, 2022

schedule 12:04 - 17 Nëntor, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar të enjten Sali Berishën dhe Ilir Metën se po tentojnë të pengojnë punën e Kuvendit.

Ndërsa i cilësoi njërin si “non grata” dhe tjetrin si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, Balla tha se ajo që u pa sot në Kuvend, ishte një kthim pas në shumë vite. Teksa komentonte bllokimin e foltores nga deputetët e Berishës më herët gjatë ditës, Balla tha se bëhet fjalë për një sjellje që tenton të pengojë edhe integrimin.

“Konflikti i brendshëm i partisë më të madhe në opozitë ka ndikuar në jetën parlamentare të Shqipërisë. Progres raporti i KE për 2022. Ajo që pamë ishte si një rikthim i shumë viteve më parë. E njëjta njollë e zezë e Shqipërisë, u mundua të marrë peng Kuvendin e Shqipërisë. Vijoj ta them sa herë të më jepet mundësia, është në turpin e Kuvendit të Shqipërisë, që një nongratë me një bashkëpunëtor të Sigurimit të mundohen të pengojnë punën e Kuvendit.  Përpjekja për të bllokuar foltoren, është sjellja për të penguar integrimin.”

Po ashtu, Balla tha se opozita po tentohet të bllokojë projektin e Portit të ri të Durrësit pasi druhet se kështu jo vetëm që s’ka shanse t’i fitojnë zgjedhjet e 2025, por as ato të vitit 2029.

Kreu i Grupit të PD-së u shpreh i bindur se PS do t’i fitojë si zgjedhjet vendore ashtu edhe ato të përgjithshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!