Akuzat për pastrim parash e grup kriminal, SPAK kërkon 21 vite burg për Beqirin e Shkodranin

schedule11:12 - 28 Janar, 2021

schedule 11:12 - 28 Janar, 2021

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 21 vite burg në total për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin.

Më konkretisht, SPAK kërkoi 11 vite burg për Beqirin dhe 10 vite për Shkodranin.  Ata akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, për pastrim parash dhe grup kriminal.

Atyre do tu ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiri në Shkodar. Beqiri, është kunati i kreut të grupit, Sokol Krasnici, i arrestuar në Danimarkë, dhe paratë i kishte investuar në biznese të ndryshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!