Akuzat për ngacmim seksual, aktori i famshëm duhet të paguajë 31 milionë $ për krijuesit e “House of Cards”

schedule15:43 - 5 Gusht, 2022

schedule 15:43 - 5 Gusht, 2022

Kevin Spacey duhet t’i paguajë krijuesve të “House of Cards” afro 31 milionë dollarë për shkak të humbjeve të shkaktuara nga shkarkimi i tij në 2017 për ngacmimin seksual të stafit. Në nëntor, aktori u urdhërua t’i paguante shumën MCR-së pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

Spacey kishte bërë kërkesë për të anuluar urdhrin, por kërkesa e tij u refuzua nga një gjykatës amerikan në Los Anxhelos të enjten. Në dokumente detajohej se si aktori u largua nga shfaqja e suksesshme e Netflix pasi po ngacmonte seksualisht të rinjtë me të cilët kishte punuar në filma.

Imazhi: Kevin Spacey paraqitet në gjykatë për akuzat për sulm seksual

Gjykatësi arriti në përfundimin se Spaceu kishte shkelur në mënyrë të përsëritur detyrimet kontraktuale pët të ofruar shërbvime “në mënyrë profesionale” që ishin “në përputhje me udhëzimet, praktikat dhe politikat e arsyeshme të [MRC-së]” – duke përfshirë politikat e saj kundër ngacmimit.

Aktori luajti në “House of Cards” për pesë sezone, përpara se të largohej nga shfaqja pasi u shfaqën akuzat. Ky zhvillim vjen pasi aktori u paraqit në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar për të mohuar akuzat e mëtejshme për sulme seksuale që datojnë 17 vjet më parë.

Kevin Spacey ordered to pay $31m over House Of Cards axing | Ents & Arts News | Sky News

Ai mohoi pesë akuza në lidhje me tre burra, tani në të 30-at dhe 40-at e tyre, në Old Bailey në Londër më 14 korrik. Veprat e supozuara thuhet se kanë ndodhur në Londër dhe Gloucestershire midis 2005 dhe 2013, kohë gjatë së cilës Spacey ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic.

Spacey gjithashtu do të përballet me një çështje civile, që do të dëgjohet në Nju Jork në tetor 2022, e sjellë nga aktori Anthony Rapp – akuzuesi i parë publik i Spacey. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!