Akuzat për mashtrim/ Trump mbërrin në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut

schedule16:08 - 2 Tetor, 2023

schedule 16:08 - 2 Tetor, 2023

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut në Manhatan. Ai përballet me akuzat për mashtrim civil që kërcënojnë perandorinë e tij të biznesit.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka akuzuar Trump për mashtrim nga viti 2011 deri në vitin 202. Bazuar në hetimin tre-vjeçar, James tha se Trump i detyrohet të paktën 250 milionë dollarë për mashtrim.

Gjatë hetimit tre-vjeçar, James zbuloi se Trump kishte rritur vlerën e 23 pronave dhe aseteve të tij në shumën prej qindra miliona apo edhe miliarda dollarësh.

Trump i përdori këto për të marrë kredi të favorshme dhe për të bërë që vlera e tij neto të duket më e lartë se sa ishte në të vërtetë. Trump tha se do të dalë në gjykatë të hënën.

“Unë do të shkoj në gjykatë nesër në mëngjes për të luftuar për emrin dhe reputacionin tim,” tha ai në llogarinë e tij në Truth Social të dielën.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Arthur Engoron, i cili kryeson çështjen, do të jetë i vetmi vendimtar. Për shkak se ky është një gjyq civil, Trump nuk do të dërgohet në burg nëse shpallet fajtor. /abcnews.al