Akuzat për mashtrim/ Përfundon seanca gjyqësore e Donald Trump në Nju Jork

schedule22:48 - 2 Tetor, 2023

schedule 22:48 - 2 Tetor, 2023

Përfundon seanca gjyqësore e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ai akuzohet për mashtrim civil dhe se ka gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë duke rritur vlerën e 23 pronave dhe aseteve të tij.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka akuzuar Trump për mashtrim nga viti 2011 deri në vitin 202. Bazuar në hetimin tre-vjeçar, James tha se Trump i detyrohet të paktën 250 milionë dollarë për mashtrim dhe kërkon një ndalim pesëvjeçar të pasurive të paluajtshme komerciale të Trump dhe Organizatës Trump.

Trump u tha gazetarëve përpara se të fillonte gjyqi se çështja ishte një “mashtrim”, dhe një hakmarrje politike nga James, dhe gjatë një pauze të seancës e quajti demokraten “një person të korruptuar dhe të tmerrshme”.

Ai akuzoi gjithashtu gjyqtarin Arthur Engoron, duke e quajtur atë një demokrat partizan, i cili po e përdor çështjen për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ku Trump mban një epërsi të madhe për nominimin republikan.

“Ky është një gjykatës që duhet të hiqet”, u tha Trump gazetarëve. “Ky është një gjyqtar që duhet të jetë jashtë detyrës.”

Fushata zgjedhore e Trump përdori gjyqin për të mbledhur fonde, duke thënë se ai po mbronte familjen dhe reputacionin e tij nga demokratët e Nju Jorkut, të cilët i quajti “tiranë të korruptuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!