Kylie Jenner mund të përballet me një hetim penal pas akuzave të ngritura nga revista “Forbes” se ka rritur fiktivisht pasurinë e saj. Në një intervistë për “DailyMail”, avokati i njohur Jan Handzlik tha se Kylie mund të përballet me një hetim penal, madje edhe burg, nëse pretendimet se ka kryer mashtrim financiar rezultojnë të vërteta.
Pas publikimit të artikullit nga “Forbes”, 22-vjeçarja reagoi përmes një postimi në twitter ku shkruante: “U zgjova dhe ç’të shikoja. Mendova se është një ëebsite me reputacion. Gjithçka që shoh janë një numër deklaratash të pasakta dhe supozimesh të pavërtetuara.
Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur të gënjej për ta arritur. Mund të numëroj listën me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa fiksimi sa para kam unë.” /abcnews.al