Akuzat për falsifikim dokumentesh, Cobbinah paraqitet në Gjykatën e Tiranës

schedule11:39 - 29 Tetor, 2020

schedule 11:39 - 29 Tetor, 2020

Winful Cobbinah është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës. Mbi futbollistin kampion me bardheblutë rëndon akuza e falsifikimit, ndërkohë që prej kohësh kishte një procedurë të nisur ndaj tij.

Ditën e sotme, nën shoqërinë e avokatit Edmond Selimi, Cobbinah është paraqitur në Gjykatë, sikurse raporton gazetarja Glidona Daci, dhe pritet të mësohet se çfarë do të vendoset.

Cobbinah pak kohë më parë është pajisur edhe me pasaportë shqiptarë, pas kërkesës së klubi i Tiranës kishte bërë në prag të ndeshjes me Young Boys.

Ganezi rrezikonte të mos ishte në sfidën e Europa League, për shkak të kohës së paktë për t’u pajisur me vizë, ndaj edhe kampionët e vendit kërkuan ndihmën e presidentit Ilir Meta për shkak se për ta ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!