Akuzat për deklarim të rremë e falsifikim dokumentesh, SPAK merr të pandehur anëtaren e KPK Etleda Çiftja

schedule15:58 - 4 Qershor, 2022

schedule 15:58 - 4 Qershor, 2022

Nga Ermal Vija

Prokuroria e posaçme ka marrë në hetim anëtaren e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit Etleda Çiftja. Ajo do të përballet me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë.

Pas anëtarëve të kolegjit të posaçëm të apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari, hetuesit e SPAK, po kalojnë në sitë anëtarët e shkallës së parë të vettingut. Burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se, hetuesit janë vënë në lëvizje, pas kallëzimeve të mbërritura nga ish-gjyqtarë apo prokurorë të shkarkuar nga detyra.

Megjithëse u zgjodhën në vitin 2017 nga kuvendi, në një proces ku u kryen dhe verifikime dhe duhet të kalonin disa filtra, te vetuarit po rezultojnë me probleme në të kaluarën e tyre. Në shkurt të këtij viti, pasi u morr i pandehur nga SPAK, anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari u pezullua edhe nga detyra.

Ai është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla. edhe ish-anëtari i KPA, Luan Daci u kallëzua nga të njëjtit persona dhe në fund u dënua nga gjykata. Togat e zeza dënuan me 6 muaj heqje lirie ish-gjyqtarin, që u konvertua në një vit shërbim prove. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!