Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e sotme të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, për pazare në Reformën Territoriale.
Ai tha se puna do të shihet në fund të shtatorit, teksa refuzoi të komentonte më tej, duke thënë se “nuk merret me non-grata”.
“Gënjeshtër. Është një godinë anës Lanës që e kanë marrë ca të tjerë. Kanë dalë ca aty që haber nuk kanë dhe kanë këputur një gënjeshtër. Komisioni ka një kalendar pune dhe ka një afat, në fund të shtatorit do jemi këtu së bashku të flasim. Ajo që keni dëgjuar sot është një gënjeshtër. Kjo është si puna e atyre mëkatarëve që mëkatet i shohin te kundërshtari. Nuk merrem me non-gratat. Komisioni është ngritur si nevojë për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të Reformës së vitit 2014. Unë mendoj që ndarja aktuale është e mirë dhe duhet të presim ende të bëjmë një ndarje të re”, tha Balla. /abcnews.al