Simpatizantët e Degës së Partisë Demokratike në Shkodër dhe drejtuesit e kësaj force politike zhvilluan një protestë paqësore, pas lajmeve lidhur me te shkuarën e Valdrin Pjetrit, fituesit të zgjedhjeve te 30 qershorit në këtë bashki.
Me pankarta në duar ku shkruhej “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda” “Poshtë Komunizmit”, ata marshuan në rrugët e qytetit. Kjo protestë erdhi pasi Partia Demokratike publikoi disa dokumente, ku sipas tyre vërtetojnë që Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar me burg në vitin 2003 për drogë./ABC News Albania