Akuzat ndaj tij, Galtier thyen heshtjen: Nuk mund të pranoj që të më njolloset emri kështu

schedule14:36 - 14 Prill, 2023

schedule 14:36 - 14 Prill, 2023

Për herë të parë që nga akuzat për racizëm që erdhën javën e kaluar dhe që i referohen kohës së tij si trajner te Nice, Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, ka folur për shtypin.

Në një konferencë relativisht të shkurtër për shtyp, vetë Galtier donte të merrte iniciativën dhe la disa fjalë përpara se të merrte pyetje.

“E gjithë jeta ime si njeri, si futbollist apo si trajner është diktuar nga dëshira për të ndarë, për të respektuar të tjerët.

Si shumë prej jush, unë jam thellësisht i tronditur nga komentet që kanë ardhur. Ata më goditën thellë. Unë isha një fëmijë nga një lagje e varfër, i rritur në një mjedis të përzier. Vlerat që unë mbaj janë ndarja dhe respekti për të tjerët. Gjithë jetën si burrë, si futbollist apo si trajner e ka diktuar dëshira për të ndarë, për të respektuar të tjerët, nuk mund të pranoj që emri im dhe i familjes sime të ndotet në këtë mënyrë, ndaj bëra një ankesë dhe unë kam besim te drejtësia, që të funksionojë me qetësi, nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve për këtë temë”, është shprehur Galtier.

Nga ana e saj, edhe PSG e ka bërë të qartë qëndrimin e tij.

“Klubi mbështet Christophe Galtier dhe dëshiron që drejtësia të vendosë të vërtetën. PSG kërkon nga të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të qetësohen.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!