Akuzat ndaj Netanyahu-t: Po nxit tensionet për të përfituar politikisht

schedule19:12 - 13 Maj, 2021

schedule 19:12 - 13 Maj, 2021

Një anëtare arabe e parlamentit izraelit është shprehur se kryeministri Benjamin Netanyahu po ngre qëllimisht tensionet me besimin se kjo mund t’i sjellë përfitime politike.

“Ekziston një qëllim politik nga … Netanyahu dhe ministrat e tij për të përshkallëzuar situatën gjithnjë e më shumë,” tha Aida Touma-Sliman për BBC.

“Nëse debati nën diskutim në Izrael dhe tensioni deri në muajin e kaluar ishte midis kampit [të Netanyahut] dhe kampit anti-Benjamin Netanyahu, ata donin ta shndërronin në një lloj lufte, një luftë qytetarësh midis hebrenjve dhe arabëve”.

Dhuna në qytetet dhe qytezat izraelite me popullsi të përzier hebre dhe arabe e armiqësitë midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Gaza, kanë eliminuar përpjekjet e kundërshtarëve politikë të kryeministrit për ta zëvendësuar atë duke formuar një qeveri të re me një shumicë parlamentare. Netanyahu-t iu dha mundësia e parë për ta bërë këtë pas zgjedhjeve të përgjithshme të marsit, por nuk qe në gjendje ta bënte, raporton BBC, përcjell Abcnews.al

Udhëheqësit të opozitës Yair Lapid kanë 20 ditë kohë para skadimit të mandatit të tij.

Touma-Sliman, partia Hadash e së cilës mbështeti kandidaturën e Lapid, thotë se ajo i trembet një dhune edhe më të madhe nëse autoritetet nuk veprojnë shpejt për të frenuar grupet e armatosura dhe nxitjen e tensioneve.

Kujtojmë se Netanyahu tha të mërkurën se ajo që kishte ndodhur në qytetet izraelite ishte “e papranueshme”.

“Asgjë nuk justifikon linçimin e arabëve nga hebrenjtë dhe asgjë nuk justifikon linçimin e hebrenjve nga arabët,” shtoi ai. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!