“Akuzat ndaj meje pa argumenta”, Celibashi: Basha “0” përgjegjësi për situatën e PD-së

schedule17:18 - 15 Mars, 2023

schedule 17:18 - 15 Mars, 2023

Kryekomnisioneri, Ilirjan Celibashi ka qenë i ftuar në një lidhje  Skype në “Newsline me Viol Xhafaj” në ABC News, ku komentoi vendimin e djeshëm për mosregjisrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij, Celibashi tha se ata janë vetëm deklarata politike dhe nuk ka pasur asnjë argument apo kundër argument.

Celibashi është përgjigjur e prerë me “JO”, kur  u pyet nëse vendimin e ka marrë në kushtet e një presioni.

“Përgjigja është jo, por besoj se do të ishte me dobi të pyeteshin edhe ata që pretendojnë se kjo vendimmarrje është marrë nën shantazh.

Ata do të duhet të jepnin një argument ligjor, por në deklaratat e tyre, nuk pashë asnjë argument apo kundër argument, por vetëm deklarata politike”, u shpreh Celibashi.

Celibashi tha së në lidhje me argumentimin e vendimit të tij bëri të qartë edhe mënyrën se si PD mund të dalë nga kjo situatë dhe të futet në zgjedhje. Sipas tij Basha nuk e ka detyrim të formalizojë aktin e dorëheqjes, por organet e tjera që duan të marrin rolin e kryetarit mund ta depozitojnë kërkesën në Gjykatën e Tiranës, që Basha të mos figuroj më si kryetar.

“Po unë kam bindjen që çfarë thash dje është mënyra për ta futur në shinat e legjitimitetit përfaqësimin ligjor PD.

Kanë patur një vit kohë të interesuarit, që aktin e dorëheqjes së Bashës. Përgjegjësia e Bashës është 0, ai nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta formalizuar këtë akt, është përgjegjësi  kujtdo  tjetri të interesuar për ta administruar procesin e dorëheqjes nëse e konsiderojnë të dorëhequr kryetarin e PD, Lulzim Basha”  theksoi ai.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!