Akuzat ndaj Bayernit, Renato Sanches: Më detyruan të shkoja te Swansea

schedule14:54 - 23 Shkurt, 2020

schedule 14:54 - 23 Shkurt, 2020

Paraqitjet pozitive me Benfica dhe Portugalinë në Euro 2016 ndikuan që Bayern Munchen të paguante 40 milion euro për kartonin e Renato Sanches. Mesfushori portugez cilësohej si një talent i madh, por nuk ia doli kurrë të hidhte hapin cilësor.

Gjermanët e huazuan te Swansea, ndërsa verën e kaluar e shitën te Lille. 22-vjeçari është stabilizuar te skuadra franceze, aty ku numëron 28 ndeshje të zhvilluara dhe tre gola të shënuar. Sanches zbulon për L’Equipe se ishte kundër transferimit te Swansea, madje u detyrua të shkonte te ky klub.

E vlerësova klubin, shokët e skuadrës dhe njerëzit atje, por të jem i sinqertë, nuk doja të shkoja te Swansea. Nuk ishte zgjedhja ime, më detyruan. Momenti më i keq ka qenë kur u dëmtova. Nuk mund të stërvitesha dot, kisha humbur motivimet“, zbulon Renato Sanches. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!