Akuzat mbi lirinë e shtypit, deputeti francez kërkon dëbimin e ambasadës izraelite

schedule12:04 - 1 Mars, 2024

schedule 12:04 - 1 Mars, 2024

Deputeti opozitar francez, Thomas Portes ka bërë thirrje për dëbimin e ambasadores së Izraelit në Paris, Alona Fisher-Kamm, të cilën e akuzoi për sulm ndaj lirisë së shtypit për të “heshtur gjenocidin në Gaza”.

Pasi gazeta franceze “Liberation” nxori titullin “30.000 të vdekur në Gaza” në ballinën e saj të enjten, ambasada izraelite në Paris akuzoi gazetën franceze se po vepron si “zëdhënës” i Hamasit.
Ambasada izraelite kritikoi titullin e “Liberation” si propagandë anti-izraelite dhe vuri në pikëpyetje saktësinë e numrit të të vdekurve të siguruar nga gazeta.

Duke shprehur zhgënjim për përdorimin e termit “një masakër ndaj fëmijëve të Gazës” nga gazeta, ambasada theksoi se një frazë e tillë përcjell mesazhin se Izraeli synonte qëllimisht civilët më të cenueshëm.

Duke cituar deklaratën e ambasadës, Portes, deputeti i partia La France Insoumise (LFI – Franca e Papërkulur) tha: “Mëngjesin e sotëm, ambasada izraelite sulmoi lirinë e shtypit për të heshtur gjenocidin e organizuar nga ushtria izraelite. Franca nuk mund ta tolerojë këtë. Marrëdhëniet diplomatike duhet të ndërpriten menjëherë dhe ambasadorja izraelite duhet të dëbohet nga toka jonë pa vonesë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!