Hashim Thaçi jep dorëheqjen pas akuzave: Çmimi që po paguajmë për lirinë

schedule11:38 - 5 Nëntor, 2020

schedule 11:38 - 5 Nëntor, 2020

Presidenti Hashim Thaçi konfirmoi sot aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj tij duke njoftuar njëkohësisht edhe dhënien e dorëheqjes si kreu i shtetit.

Thaçi tha se do të përballej me këto akuza si qytetar i thjesht dhe jo si President i Kosovës.

Jam me fat që jam gjallë dhe kam përjetuar ëndërrtën tonë shekullore që të bëhet realitet. Jam krenarë që më bashkësinë ndërkombëtare dhe aletatët tanë kemi luftuar gjenocidin  e Millosheviqit dhe kemi fituar lirinë”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se ky është çmimi i vogël që duhet paguar për lirinë e Kosovës. “Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së“, shtoi ai.

Thaçi tha se do të dilnin faqebardhë nga kjo gjë dhe se kjo nuk ishte një lamtumirë, por një mirupafshim.

Para pak çastesh jam informuar zyrtarisht se gjykatësi i procedurës parapake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Janë këto momente jo të lehta për mua, familjen time dhe juve që më keni mbështetur.  Unë do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë.

Sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëjë thirrje të mos e humbisni shpresën, durimin dhe besimin. Ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada“, tha Thaçi.

Përgjatë konferencës pas konfirmimit të aktakuzës, iu ka bërë thirrje politikanëve që të mos mblidhen e të protesojnë.

Ju bëj thirrje politikanëve të mos mblidhen e të mos protestojnë. Ju falënderoj për besimin që më keni dhënë. Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të shihemi prapë, do të shihemi faqebardhë, zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, deklaroi Thaçi.

Më herët, ishte kreu i PDK-së Kadri Veseli ai që dha dorëheqjen duke konfirmuar njëkohësisht akuzat e Speciales. Veseli tha se do të shkonte në Hagë si qytetar i thjesht duke hequr dorë nga detyrat në parti.

Aktakuza është konfirmuar edhe për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ky i fundit u mor dje forcërisht nga EULEX.

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!