Akuzat e PD-së, reagon Bashkia e Tiranës: Nuk kemi lëshuar asnjë leje ndërtimi

schedule17:27 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 17:27 - 19 Dhjetor, 2018

Bashkia e Tiranës ka reaguar përkundrejt deklaratave të ardhura nga selia blu. Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia e Tiranës sqaron se nuk ka asnjë leje për Edmond Begon për ndërtimin e pallateve. Bashkë me përgenjështrimin ndaj denoncimeve të demokratëve, Bashkia e Tiranës zgjodhi që t’i kujtojë Bashës, se është i vetmi kryebashkiak që firmosi leje për shtesë kati për veten. Ndaj në reagimin e saj, Bashkia e Tiranës pati dy apele në adresë të kreut demokrat.

“I bëjmë thirrje Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon. Ka zaptuar ilegalisht hapësirën e përbashkët që të ngjitet me ashensor personal. I bëjmë thirrje Bashës të ndalojë gjobat ndaj ndërtuesve”, thuhet në deklaratën e Bashkisë./abcnews.al