Më 17 qershor, Partia Demokratike, përmes ish deputetit Enkelejd Alibeaj, denoncoi emërimin në krye të IKMT-së Shkodrës të Serdar Hoxha, i cili kandidoi nën siglën e PSD-së të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.
Alibeaj tha se me këtë lëvizje, Rama ka konfirmuar koalicionin me personin që SHBA e shpallën “non grata”.
Pas këtyre akuzave, 25 vjeçari Serdar Hoxha është tërhequr, pak ditë pasi mori emërimin në krye të IKMT-së së Shkodrës.
Këtë të premte në vend të tij është komanduar Guri Seferi, i cili është gjithashtu, nëndrejtori i përgjithshëm i IKMT-së.
Burimet bëjnë me dije, se Hoxha nuk e ka pranuar postin për shkak të presioneve politike.
Gjithashtu mësohet se ai nuk ka një diplomë të shkollës së lartë.
Kujtojmë se më herët, postin e drejtorit të IKMT-së e mbante Ilir Niklekaj, i cili një javë më parë dha dorëheqjen.
Këto lëvizje vijnë pas aksionit të ndërmarra në vijën bregdetare të Velipojës ku u shembën 15 objekte pa leje./abcnews.al/