Akuzat e opozitës për maskat e skaduara, Vokshi: Për këtë qeveri nuk vlen jeta e qytetarëve

schedule10:02 - 11 Mars, 2020

schedule 10:02 - 11 Mars, 2020

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi e ftuar në ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin tha se opozita ka një rol jo të vogël në këtë situatë krizë. Vokshi tha se situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit nuk është e qetë, por është më e rëndë nga sa pretendohet.

Ish-deputetja gjithashtu theksoi se opozita ka qënë gjithmonë e gatshme dhe ka denoncuar çdo aferë koruptive që dëmton qytetarët.

“Grupi i punës i ngritur nga lideri i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha dhe përbëhet nga specilistë nga mjekë. Është një gjeneral për pjesën e sigurisë kombëtare”, tha Vokshi.

1.2 milion maska të skaduara?

“Kushdo që e ka urdhëruar dhe ekzekutuar duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Basha ka bërë thirrje që të hapen hetimet. Çdo qendër shëndetësore, çdo spital i rretheve është i pajisur me maska të tilla. Si mund të jetë një qeveri kaq e papërgjegjshme duke pasur kaq afër Italinë.

Për këtë qeveri nuk vlen jeta e qytetarëve. Të mos priste momentit kur të dilnin rastet e zyrtarizuara me virus.

Në dijeni time janë bërë më pak se 10 persona pavarësisht se u njoftua për 114 analiza”, tha Vokshi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!