Akuzat e Maxi Lopez, Wanda Nara: Rrezikova fëmijët? E vërteta qëndron kështu

schedule14:17 - 8 Prill, 2020

schedule 14:17 - 8 Prill, 2020

Familja Icardi u largua nga Parisi në datë 30 mars dhe vendosi të rikthehej në Itali, për të vazhduar aty karantinën. Wanda Nara ka pesë fëmijë, dy me Mauron, sulmuesin e PSG-së dhe tre me Maxi Lopez, ish-bashkëshortin e saj. Sulmuesi i Krotonës, fëmijët e të cilit jetojnë më nënën e tyre, nuk e priti mirë këtë veprim dhe akuzoi ashpër Wanda Narën.

Në bazë të çfarë kritereve ndërpret karantinën gjatë një pandemie globale, në një kohë kur të gjithëve u kërkohet të mos dalin, dhe ekspozon fëmijët tanë në një udhëtim nga një shtet në tjetrin, duke u transferuar në epiqendrën e infektimit (Lombardi) në Itali? Çfarë të kalon në kokë, sot je nëna e pesë krijesava, por dallohet që nuk e ke vënë re aspak”, shpërtheu Lopez. Wanda ka reaguar dhe sqaron gjithçka me detaje për revistën Chi.

LEXO DHE: “Ç’të kalon në kokë, çfarë lloj nëne je ti?”, Maxi Lopez sulmon Wanda Nara

Maxi më akuzoi se solla fëmijët në zemrën e pandemisë, por ai e di mirë se ku jetojmë ne. Nuk ndodhemi në Komo, por në një qytet afër Komos, aty ku ka pasur shumë pak raste me koronavirus. Këtu është shtëpia ime. Parisin duhet ta lija, pasi përfundoi kontrata e qirasë.

U konsultuam me një mjek përpara se të ktheheshim. Është një pediatër që po lufton në vijën e parë, bisedoj çdo ditë me të. Të gjithë lojtarët e huaj të PSG-së u kthyen në vendet e tyre. Ne tani jemi italianë, preferoj të më ndodhë këtu në shtëpinë timë nëse më ndodh diçka.

Mund të merrja një avion privat për t’u kthyer në Argjentinë, por morëm dy makina dhe udhëtuam 750 km. Na zgjati rruga 9.5 orë, kënduam mijëra këngë dhe nuk u ndalëm asnjë moment. Ishte më e rrezikshme të ktheheshim në Argjentinë”, përfundon Wanda Nara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!