Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery, vazhdon të komentojë në lidhje me kohën e tij në krye të “Topçinjve” dhe deklarata e tij e fundit pak ditë më parë, shkaktoi disa polemika.
Strategu spanjoll tha se yjet e Arsenalit ishin të vështirë dhe të pa-menaxhueshëm, një sulm indirekt drejt Mesut Ozil dhe Granit Xhakës, të cilët kishin probleme nën urdhrat e Emery.
Mikel Arteta, trajneri aktual i Arsenalit, nuk i ka pritur mirë këto komente dhe është kundërpërgjigjur, duke ironizuar: “Kur erdha tek Arsenali, gjëja që më habiti më shumë, ishte dëshira e të gjithë lojtarëve për të punuar. Të gjithë, pa përjashtim, e dinë rolin e tyre dhe janë gati të japin gjithçka për këtë fanellë”, tha mes të tjerash Arteta./abcnews.al