Akuzat e Berishës ndaj SPAK/ Juristi: Prokurorët po tregohen profesionistë, nuk po ndikohen. Mund të ketë padi, por…

schedule13:56 - 23 Janar, 2024

schedule 13:56 - 23 Janar, 2024

TIRANË – Për juristin, Bledar Meminaj, Sali Berisha është vendosur tashmë në dispozicion të hetimit për privatizimin e kompleksit Partizani.

Në një bisedë për Tirana Live në ABC News, Meminaj komentoi edhe sulmet e ish kryeministrit ndaj SPAK.

“Berisha është politikan dhe në politikën tonë kanë ndodhur akuza të tilla, nuk është se kanë marrë përgjigje. Por s’do të thotë se s’do kemi padi, po ta bëjnë tani i bie të ikin ata si prokuror. Ata po mundohen të tregohen profesionist të mos ndikohen nga deklaratat mediatike të Berishës. Kjo është më minimalja që ata duhet të bëjnë.” u shpreha ai.

Sa I përket kërkesës bërë nga ish kryeministri përmes avokatëve të tij për të marrë pjesë në seanca plenare, juristi Meminaj shtoi se avokatët dhe Berisha kanë të drejtë të bëjnë kërkesat e tyre, gjykata vendos dhe krijon më pas precedent.

“Deri më sot I referohen praktikës së mëparshme. Në masat e sigurimit shtrënguese s mund të jenë toleruese. Ka një boshllëk ligjor dhe kjo shfrytëzohet nga gjykatat. Bëhet pengesë se I bie që gjykata të godasë veten.” shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!