Akuza të rënda për ngacmime seksuale, prokuroria fillon hetimin mbi ish-presidentin e Federatës Franceze të Futbollit

schedule11:34 - 18 Janar, 2023

schedule 11:34 - 18 Janar, 2023

Le Graet tashmë nuk është më presidenti i Federatës Franceze të Futbollit dhe përkohësisht është duke u drejtuar nga Philip Diallo.

Zyra e prokurorit të Parisit tha të martën se kishte hapur një hetim për ngacmim moral dhe seksuar kundër ish-presidentit të FFF, Noel Le Graet.

Le Graet, i cili më parë ka mohuar akuzat për ngacmim seksual gjatë një auditimi të porositur nga ministria e sportit, javën e kaluar u hodh një hap prapa nga detyra e tij, me Philippe Diallo që vepron si president i përkohshëm.

“Në përgjigje të një raporti nga Inspektimi i Përgjithshëm i Arsimit, Sportit dhe Kërkimit më 13 janar 2023, dje u hap një hetim mbi akuzat për ngacmim moral dhe seksual”, tha zyra e prokurorit për “Reuters”.

Shtatorin e kaluar, ministria e Sporteve urdhëroi një auditim të federatës pasi FFF tha se do të ngrinte një padi për shpifje kundër revistës “So Foot”, e cila raportoi se Le Graet dyshohet se ka ngacmuar disa punonjëse femra.

81-vjeçari është kritikuar gjithashtu nga lojtarët dhe shumë të tjerë nga bota e futbollit për kritikat e ikonës së futbollit francez dhe fituesit të Kupës së Botës 1998, Zindedine Zidane. Ai gjithashtu u kritikua për zgjatjen e kontratës së trajnerit të Francës Deschamps deri në vitin 2026./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!