Akuza të rënda për korrupsion, arrestohet presidenti i federatës së futbollit tuniziane

schedule08:34 - 27 Tetor, 2023

schedule 08:34 - 27 Tetor, 2023

Ministria e Rinisë dhe Sporteve Tuniziane njoftoi arrestimin e presidentit të federatës së futbollit të vendit, Wadie Jary.

Bëhet fjalë për një ankesë gjyqësore të paraqitur nga vetë ministria, në lidhje me pretendimin për paligjshmërinë e një kontrate të nënshkruar mes federatës dhe një drejtuesi teknik.
Presidenti i zgjedhur në vitin 2012 ka qenë tashmë objektiv i hetimeve në të kaluarën, në procese që kanë të bëjnë me rezultate të mundshme të manipuluara, pastrim parash dhe korrupsion.

Shtypi vendas gjithashtu i bën jehonë mosmarrëveshjeve të thella me ministrin e Rinisë dhe Sporteve, Kamel Deguiche./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!