Një dokumentar, që pritet të transmetohet në fund të muajit janar, ngre akuza të reja për Michael Jackson 10 vite pas vdekjes. Dy djem tashmë 30 vjeçare, akuzojnë yllin e popit se ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin 7 dhe 10 vjeç.
Nuk ka paqe për Majkëll Xhekson. Në vitin e përvjetorit të dhjetë të vdekjes së yllit të pop-it një dokumentar e akuzon sërish për abuzime seksuale ndaj fëmijëve. “Leaving Neverland”, do të transmetohet për herë të parë në Sundance Festival 2019. Producenti i tij është Den Rid.
Sipas revistës “Rolling Stone”, që citon fragmente të dokumentarit, në kulm të popullaritetit, Majkëll Xhekson nisi një marrëdhënie të gjatë me dy fëmijë të moshës 7 dhe 10 vjeç, dhe familjet e tyre. Tashmë ata janë 30 vjeç, dhe tregojnë historinë se si Xhekson abuzoi seksualisht me ata.
Ende nuk është i qartë identiteti i dy viktimave. Por në vitin 2013 koreografi Uejd Robson, i cili tashmë është 36 vjeç, denoncoi Xhekson për abuzim seksuale kur ai ishte 7 vjeç, por çështja u arkivua në vitin 2017. /abcnews.al