Akuza të Pep Guardiolës për gjykimin në Angli

schedule17:50 - 26 Gusht, 2019

schedule 17:50 - 26 Gusht, 2019

Pep Guardiola ka lëshuar akuza të rënda për gjykimin dhe teknologjinë në Premier Ligën angleze. Trajneri i Mançester Sitit pretendon se ekipit të tij nuk iu dha një penallti.

Gjatë sezonit të kaluar u shpreh se ndjeu diferencim për ekipin e tij në krahasim me të tjerët.

Pep Guardiola lëshoi një tjetër akuzë të fortë lidhur me drejtësinë në futbollin anglez, duke lënë të nënkuptohet (madje, fare qartë) se Mançester Siti do të duhet të luftojë jo vetëm kundër kundërshtarëve në fushë, por edhe ndaj atyre jashtë saj.

Mjaftoi një pyetje për një penallti të mundshme në ndeshjen ndaj Bornemuthit që katalanasi të mos fshihej aspak.

“Sfida për ne do të jetë e jashtëzakonshme këtë sezon, – tha ai, – pas fitores së dy titujve radhazi, sfida do të jetë e madhe. Unë nuk pashë ndonjë penallti për ne, unë pashë prekje të pastër me dorë në ndeshjen e kaluar, por jo penallti këtë herë. Ju lutem, jo 11-metërsh”.

Ishte momenti ku David Silva u rrëzua në zonë në ndeshjen e kampionatit, dhe mendoi se do t’i jepej penallti.

Gjyqtari Marriner nuk e sinjalizoi, ndërsa VAR-i e mori në shqyrtim, por edhe pse kishte provë për kontakt, sërish nuk u dha penallti.

Siti u dëmtua shumë javën e kaluar kur një gol ndaj Totenhemit në sekondat e fundit, u anulua për një prekje të topit me dorë.

Kjo bëri që ndeshja të përfundonte në barazim 2-2, dhe tani kampionët të jenë 2 pikë prapa Liverpulit.

Guardiola ishte shprehur javë e muaj më parë, se Mançester Siti nuk kishte marrë vlerësimin e merituar, ndërsa mediat më shumë ishin përqëndruar tek Liverpuli apo Mançester Junajtidi. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!