“Akuza të pabaza”, padia ndaj ambasadorit Soreca, KE: Fushatë kundër delegacionit në Shqipëri

schedule13:48 - 13 Korrik, 2021

schedule 13:48 - 13 Korrik, 2021

Pas padisë në SPAK që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri kundër ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca ka ardhur një reagim edhe nga Komisioni Evropian.

Zëdhënësi i KE, në një deklaratë nga Brukseli, i cilëson të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadorit Soreca, duke thënë se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri.

“Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri, dhe më duhet të them se akuzat janë të pabazuara dhe dezinformuese. Liderët e BE kanë besim tek ambasadori Soreca dhe punën që ai po bën në Shqipëri. Soreca po bën punë të mirë në interes të BE, por edhe në interes të shqiptarëve, punë të mirë edhe në interes të marrëdhënieve Shqipëri-BE. Ne vazhdojmë të mbështesim fort reformën në drejtësi në Shqipëri. I bëjmë thirrje aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë në Shqipëri të vijojnë zbatimin e reformës në përpjekjet e mëdha të Shqipërisë për të ndjekur reformën në drejtësi dhe Vettingun në gjyqësor, që po japin rezultatet e para të prekshme dhe nuk mund të ngadalësohen”, deklaron zëdhënësi i KE. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!