Akuza rreth censurimeve, Google, Facebook dhe Twitter do të dëshmojnë përpara Kongresit

schedule10:33 - 3 Tetor, 2020

schedule 10:33 - 3 Tetor, 2020

Drejtorët e Përgjithshëm të rrjeteve më të spikatura të mediave sociale do të dëshmojnë para Kongresit në 28 Tetor. Njoftimi erdhi pasi komiteti votoi për thirrjen e CEO-ve të mediave sociale nëse do të ishte e nevojshme.

Pjesëmarrja e Zuckerberg u konfirmua nga një zëdhënës i Facebook, njoftoi CNBC News , duke shtuar se Komiteti i Tregtisë konfirmoi praninë e të tre CEO-ve.

Republikanët në mënyrë të përsëritur kanë bërë thirrje për të reformuar Seksionin 230 në përgjigje të shqetësimeve se platformat si Facebook, Google dhe Twitter po censurojnë zërat konservatorë.

Platformat kanë mohuar në mënyrë të përsëritur se kanë censuruar postimet nga konservatorët. Twitter konfirmoi se Dorsey do të merrte pjesë në seancë dëgjimore përmes një postimi të Premten në mbrëmje.

Po kështu, postimet e shumta nga Presidenti Trump janë cilësuar si  “mashtrime ose të manipuluara”  apo edhe janë fshirë. Si përgjigje, Republikanët kanë bërë thirrje për reformimin e Seksionit 230.

Seksionin 230  mbron kompanitë e teknologjisë nga përgjegjësia mbi përmbajtjen e postuar nga përdoruesit e ndryshëm në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!