Lajm i keq për futbollin dardan. Disa nga klubet e IPKO Superligës kanë përfunduar nën hetim nga UEFA për trukim ndeshjesh.
Indeksionline raporton se Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë një letër nga UEFA, aty ku theksohet se po heton tre skuadra të IPKO Superligës.
Një nga faktorët kyç ku po fokusohet UEFA, janë lëvizjet e shpeshta të kuotave të basteve. Tre klubet janë nën hetim, teksa është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit. /abcnews.al