Autoritetet ukrainase kanë akuzuar një ish-zyrtar të lartë të sigurisë për tradhti, sipas një deklarate të inteligjencës së Kievit.
Oleh Kulinich, i cili ishte në krye të shërbimit të sigurisë të Ukrainës (SBU), u arrestua korrikun e kaluar mbi akuzat për rekrutimin e operativëve rusë me urdhër nga Moska.
Hetuesit thanë se Kulinich punonte për Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë dhe mbikëqyrej nga ish-zyrtarë të tjerë ukrainas që kishin dezertuar në Moskë.
Nëse shpallet fajtor, Kulinich do të dënohet me 15 vite burg.
Autoritetet ukrainase po hetojnë gjithashtu Andriy Naumov, një ish-drejtor i departamentit të sigurisë së brendshme të SBU, i cili u gjet në Serbi vitin e kaluar në një makinë të mbushur me para dhe smerald, tha policia.
/abcnews.al