Akuza për tradhti, arrestohet një ligjvënës ukrainas

schedule09:58 - 14 Nëntor, 2023

schedule 09:58 - 14 Nëntor, 2023

Një ligjvënës ukrainas, i akuzuar për tradhti është arrestuar në Kiev.

Oleksandr Dubinsky, i cili është në listën e sanksioneve të SHBA-së, dyshohet se ka bashkëpunuar me inteligjencën ushtarake të Rusisë, gjithashtu për përhapjen e dezinformatave në lidhje me udhëheqjen politike të Ukrainës.

“Gjykata mbështeti kërkesën e prokurorisë për të më caktuar masën e paraburgimit për 60 ditë deri më 12 janar 2024”, tha Dubinsky në një video të postuar në kanalin e tij Telegram.

Gjykata i cilësoi dyshimet e SBU si të bazuara duke thënë se provat ishin të mjaftueshme.

Dubinskiy ishte përjashtuar nga partia ukrainase në pushtet, Shërbëtorët e Popullit më 2021, pasi ai ishte vendosur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet për ndërhyrje në zgjedhje. Ai ka vijuar të jetë pjesë e Parlamentit si deputet i pavarur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!