Akuza për tjetërsim të 15 ha truall te liqeni, Boçi: Po grabitet nga Rama-Veliaj

schedule15:45 - 2 Gusht, 2019

schedule 15:45 - 2 Gusht, 2019

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka paralajmëruar nisjen e protestave të studentëve në muajin shtator pas një vendimi të qeverisë për tjetërsimin e një prone në Kopshtin Botanik. Në krah të studentëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Studentor, Boçi akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për grabitjen e pronës publike të Universitetit të Tiranës në Kopshtin Botanik. Sipas ish-deputetit demokrat, pa bazën eksperimentale, siç është Kopshti Botanik, shumë degë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mund të transmetojnë as dijen e domosdoshme tek studentët dhe nuk mund të bëjnë as kërkimin e thelluar shkencor. Për demokratët vendimi i qeverisë është një aferë e pastër korruptive për interesa klientelistë duke paralajmëruar ndërtime shumëkatëshe edhe në këtë zonë. /ABC News Albania 24/7