Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar gazetarin e Wall Street Journal, nën akuzën e spiunazhit.
Evan Gershkovich u arrestua në qytetin e Maleve Ural të Yekaterinburgut, ndërsa dyshohet se po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara.
Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich “po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus”.
FSB nuk tha se kur ndodhi arrestimi. Gershkovich mund të dënohet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.
Sipas Wall Street Journal, gazetari mbulon Rusinë, Ukrainën dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Ai ka punuar më parë për agjencinë e lajmeve Agence France-Presse, Moscow Times dhe New York Times.
Gershkovich është gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen mes tensioneve të shtuara midis Moskës dhe Uashingtonit shkaku i luftës në Ukrainë.
/abcnews.al