Akuza për spiunazh për Izraelin, 8 të arrestuar në Turqi

schedule13:55 - 5 Prill, 2024

schedule 13:55 - 5 Prill, 2024

Autoritetet turke kanë arrestuar tetë persona, të cilët akuzohen se kanë spiunuar në favor të Izraelit. Ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, tha se arrestimet u kryen pas një operacioni të përbashkët policor të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe shërbimit inteligjent MIT.

Dy nga tetë të arrestuarit u lanë në masën e paraburgimit dhe gjashtë të tjerë u liruan me kusht.

Sipas aktakuzës, rrjeti i spiunazhit drejtohet nga një detektiv privat, i cili kishte kontakte me agjentët e MOSSAD, agjencinë izraelite të spiunazhit, në Austri, Zvicër dhe Gjermani.

Mes të arrestuarve është edhe bashkëshortja e tij. Në fillim të vitit, autoritetet turke arrestuan 34 persona me akuzën e spiunazhit për Izraelin, nga të cilët 26 u ndaluan dhe tetë u deportuan.

Më pas, në dy operacione të veçanta policore në shkurt dhe mars, autoritetet turke arrestuan 16 persona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!