Austria ka dëbuar katër diplomatë rusë për sjellje të papërshtatshme me marrëveshjet ndërkombëtare, një arsye e përmendur shpesh në rastet e spiunazhit, tha në një deklaratë sot Ministria e Jashtme austriake pa dhënë detaje.
Stellungnahme des österreichischen Außenministeriums betreffend vier russische Diplomaten in Wien pic.twitter.com/39MnRFx1tJ
— MFA Austria (@MFA_Austria) February 2, 2023
Dy nga 4 diplomatët që u shpallën persona non grata dhe iu kërkua të largoheshin nga vendi deri më 8 shkurt punojnë në ambasadën ruse në Austri. Dëbimet e diplomatëve janë të rralla në Austri, e cila kishte marrëdhënie të ngushta me Rusinë përpara pushtimit të Ukrainës nga Moska.
/abcnews.al