Julio Bascunan, arbitri nga Kili i ndeshjes Peru-Brazil ka përfunduar në shënjestër. Federata Peruane e Futbollit do të ankohet për të, pasi pretendojnë se ishte i njëanshëm dhe qëllimisht e ndëshkoi kombëtaren e tyre në sfidën kundër Brazilit.
Dy penallti të dhëna dhe një karton i kuq mjaftojnë sa për të kuptuar pse ka ankesa. Veç arbitrit, edhe Neymar është akuzuar për mënyrën e tij të tojës. Carlos Zambrano, mbrojtësi i Perusë që aktivizohet me Boca Juniors, e quan palaço sulmuesin e PSG dhe Brazilit.
“Sinqerisht ai është një lojtar i shkëlqyer, një nga më të mirët në botë, por për mua është ai është palaço i vërtetë”, tha fillimisht Zambrano në emisionin “La banda del Chino”. Mbrojtësi nuk u ndal me kaq.
“Ai është i vetëdijshëm për gjithçka bëri në fushë. Neymar kërkon kontakt minimal në zonë, hidhet katër pesë herë në zonë dhe e në fund e arriti qëllimin: mori dy penallti nga dy raste që nuk ishin faulle”, shtoi lojtari i Perusë.
Në ndeshjen me Brazilin ai u ndëshkua me karton të kuq dhe tregon se Richarlison e goditi pa dashje. “Me një lojtar më pak është e komplikuar. Doja të kthehesha kur e godita në fytyrë Richarlison. I kërkova falje, pasi nuk ishte e qëllimshme”, shprehet Zambrano mes të tjerash. /abcnews.al