Akuza për mashtrim, arrestohet ish-këshilltari i Donald Trump

schedule16:42 - 20 Gusht, 2020

schedule 16:42 - 20 Gusht, 2020

Ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump është arrestuar të enjten.

Steve Bannon është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrimin e qindra dhuruesve me anë të fushatës “Ne Ndërtuam Murin”.

Bannon dhe tre bashkëpunëtorë të tij u paditën nga hetuesit e Qarkut Jugor të New York.

Prokurorët pretendojnë se grupi i konservatorëve mashtroi donatorët, duke mbledhur “më shumë se 25 milion dollarë për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara”, por disa nga ato para u përdorën për përfitime personale, sipas njoftimit për shtyp.

Shërbimi i Inspektimit Postar të Shteteve të Bashkuara ndihmoi në hetim.

Të tjerët të përmendur në aktakuzë janë 49-vjeçari nga Kolorado Timothy Shea, Brian Kolfage, veteran i luftës në Irak dhe Andrew Badolato.

Fushata në fjalë kishte si synim mbledhjen e parave për të ndihmuar presidentin Trump që të përmbushte një premtim fushate siç ishte ngritja e murit përgjatë kufirit jugor të SHBA-ve.

Në vend të kësaj, sipas prokurorëve, Bannon dhe ekipi i tij përfituan nga marrëveshja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!