Akuza për Lefter Allën/ SPAK: Abuzoi me tenderin me vlerë 3 milionë euro

schedule15:19 - 7 Shtator, 2023

schedule 15:19 - 7 Shtator, 2023

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur ish-kryetarin e bashkisë së Bulqzisës Lefter Alla. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe për shpërdorim detyre, ndërsa dosja është dorëzuar në gjykatë.

Përveç Allës të pandehur janë marrë edhe 11 persona të tjerë mes të cilëve edhe ish-nën kryetarja e bashkisë Enkeljeda Lleshi bashkë me 5 zyrtarë si dhe biznesmenë që kanë përfituar tenderin për ndërtimin e ujësjellësit të Bulqizës. Ish-kryebashkiaku u arrestua në mars të këtij viti për abuzim me tenderin me vlerë rreth 3 milionë euro. Nga hetimet ka rezultuar se Alla ka favorizuar dy kompanitë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, të bashkuara në një të vetme, për të fituar tenderin, me një afat 10 mujor.

Sipas SPAK, Lefter Alla në bashkëpunim me nënkryetaren Enkelejda Lleshi, por edhe zyrtarë të tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar firmën pjesmarrëse në tender, por punimet në të vërtetë realizoheshin nga një tjetër kompani që rezulton në emër të Aqif Koneshës, i afërm i ish-kryebashkiakut. Sipas prokurorisë firma fituese paraqiste vetëm dokumetacionin dhe punimet kryheshin nga kompania e Koneshës.  Gjatë fazës së hetimit Alla ka mohuar përfshirjen e tij në këtë tender dhe i ka cilësuar akuzat e spak politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!