Akuza për korrupsion, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll del para gjykatës

schedule14:11 - 5 Korrik, 2024

schedule 14:11 - 5 Korrik, 2024

Begona Gomet, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez doli sot përpara një një gjykatë në Madrid për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me akuzat për korrupsion dhe ndikimin e padrejtë në një rast që kishte shtyrë bashkëshortin e saj të konsideronte dorëheqjen në prill.

Seanca e sotme është pjesë e një hetimi paraprak nëse Gomet ka përdorur pozicionin e saj si gruaja e kryeministrit për të ndikuar në marrëveshjet e saj të biznesit, tha gjykata në seancën e parë.

As Gomet dhe as avokati i saj nuk iu drejtuan gazetarëve të mbledhur jashtë gjykatës përpara paraqitjes së saj me dyer të mbyllura para gjykatësit, i cili urdhëroi që seanca të shtyhej disa minuta pasi filloi, ndërsa seanca e radhës do të jetë më 19 korrik.

Gomet nuk e ka komentuar publikisht këtë rast, por Sanchez i ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë akuzat kundër gruas së tij, duke thënë se ato janë të pabaza dhe të orkestruara nga kundërshtarët politikë të krahut të djathtë.

Gomet se ka përdorur ndikimin e saj për të siguruar sponsorë për një diplomë

Në fund të prillit, Sanchez tha se do të pezullonte detyrat e tij për pesë ditë për të marrë në konsideratë dorëheqjen pasi gjykata njoftoi hapjen e një hetimi ndaj gruas së tij.

Më pas ai deklaroi se do të qëndronte në detyrë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!