Akuza për grusht shteti dhe terrorizëm, arrestohet ish-presidentja e Bolivisë

schedule12:52 - 13 Mars, 2021

schedule 12:52 - 13 Mars, 2021

Ish-presidentja e  Bolivisë, Jeanine Anez, dhe disa ish-ministra janë arrestuar.

Prokurorët thonë se ajo dhe ministrat morën pjesë në një grusht shteti kundër presidentit  Evo Morales në 2019. Morales dha dorëheqjen dhe u largua nga Bolivia pas protestave dhe akuzave për mashtrim elektoral.

Anez tha se ishte  viktimë e një hakmarrje politike nga partia Mas Socialiste e  Morales. Partia siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale dhe kongresit në tetor të vitit të kaluar, duke i hapur rrugën Morales të kthehej nga Argjentina dhe të merrte drejtimin e partisë Mas.

Kolegu i tij Luis Arce u zgjodh president, megjithëse Arce theksoi në një intervistë për  BBC vitin e kaluar se ai do të ndiqte rrugën e tij politike, duke thënë se nuk kishte të njëjtën qasje si Evo Morales.

Si senatorja më e vjetër,  Anez u bë presidente e përkohshme pasi largimit të Morales.

Por anëtarët e partisë Mas e akuzuan atë për grusht shteti. Ajo u arrestua në orët e para të së shtunës në qytetin e Trinidad, sipas njoftimit të një ministri të qeverisë, Eduardo Del Castillo Del Carpio.

“Përndjekja politike ka filluar,” tha Anez në postimin e saj. “MAS ka vendosur të kthehet në stilet e diktaturës. Një turp, sepse Bolivia nuk ka nevojë për diktatorë, ajo ka nevojë për liri dhe zgjidhje”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!