Akuza për Gledis Nanon? Rama nuk i përmend as emrin: Ardi Veliu e la fushën të pastër nga kanabisi

schedule16:36 - 7 Shtator, 2022

schedule 16:36 - 7 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama është ndalur tek lufta ndaj kulitivimit të kanabisit, teksa prezanton drejtuesit e rinj të institucioneve policore dhe të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.

Ai tha se ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu, e la fushën të pastër, ndërsa Gledis Nanon nuk e përmendi as në emër.

“Është e papranueshme që të zbulohen në vitin 2022 parcela me kanabis, për të cilat u është thënë partnerëve tanë italianë, se pamjet e tyre me avionë janë të paqarta.

Kanabisi i paligjshëm nuk duhet të ketë vend. Pavarësisht se drejtuesi i mëparshëm i policisë, jo ai që po zëvendësohet sot, e la fushën të pastër”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!