Akuza për gjenocid, nis seanca dëgjimore në Hagë mes Kievit dhe Moskës

schedule11:01 - 18 Shtator, 2023

schedule 11:01 - 18 Shtator, 2023

Rusia i ka bërë thirrje gjykatës më të lartë të OKB-së në Hagë të hënën të hedhë poshtë një çështje që përqendrohet rreth pretendimeve të Moskës se pushtimi i saj në Ukrainë ishte kryer për të parandaluar gjenocidin.

Kërkesa është bërë në fillim të seancave që kanë të bëjnë me juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e njohur edhe si Gjykata Botërore.

Ukraina e ngriti çështjen vetëm disa ditë pas pushtimit rus më 24 shkurt të vitit të kaluar. Kiev argumenton se Rusia po abuzon me ligjin ndërkombëtar duke thënë se pushtimi ishte i justifikuar për të parandaluar një gjenocid të supozuar në Ukrainën lindore.

Zyrtarët rusë vazhdojnë të akuzojnë Ukrainën për kryerjen e gjenocidit. Të hënën, Rusia përsëriti akuzat se “regjimi rusofob dhe neo-nazist në Kiev” po përdorte Konventën e Gjenocidit të vitit 1948, në të cilën të dyja vendet janë palë, si pretekst për të “zvarritur” një çështje përpara gjykatës.

Rusia ka deklaruar gjithashtu se gjykata nuk ka juridiksion. Seancat, e planifikuara do të vazhdojnë deri më 27 shtator.

Reuters raporton se ndërsa Rusia deri më tani ka injoruar urdhrat e GJND-së për të ndaluar veprimet e saj ushtarake dhe gjykata nuk ka asnjë mënyrë për të zbatuar vendimet e saj, ekspertët thonë se një vendim në favor të Ukrainës mund të jetë i rëndësishëm për çdo pretendim të ardhshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!