Ish-mjeku personal i Donald Trump ka akuzuar Presidentin amerikan se ka shkruar vetë një raport mjekësor në 2015 kur ishte kandidat. Në atë letër thuhej se gjendja e tij shëndetësore ishte e mrekullueshme.
Harold Bornstein, ish mjeku personal i Donald Trump, ka denoncuar në mediat amerikane, pasi pohoi se manjati konsumonte një ilac për rritjen e flokëve, se dy bashkëpunëtorë të presidentit të SHBA-ve kanë kontrolluar studion e tij në Manhatan. Ata kanë marrë të gjitha dokumentet që kishin lidhje me kreun e Shtëpisë së Bardhë, që nga ata të shkruara me dorë e deri tek rezultatet e laboratorëve. Operacioni i kontrollit ka ndodhur në muajin shkurt.
Bornstein, i cili ka qenë doktor i Trump për 36 vite dhe i cili kishte vërtetuar shëndetin e tij të shkëlqyer gjatë fushatës zgjedhore, pretendoi se operacioni e bëri atë të ndihej “i dhunuar, i tmerruar dhe i trishtuar”. Që nga ajo kohë ai nuk ka qenë në kontakt me manjatin dhe është larguar nga orbita e tij.
Zbulimet e Bornstein nuk përfundojnë këtu. Gjithmonë, sipas asaj që tha në media, në fakt ishte vetë Trump në 2015 që përpiloi letrën në të cilën deklarohej se gëzonte një gjendje shëndetësore të shkëlqyer: “Ai e diktoi letrën. Nuk e kam shkruar unë”, tregoi doktori. Letra, që më pas u shpërnda pulbikisht në 2015, tregonte se “forca fizike dhe energjia”, të cilat i gëzonte Trump ishin “të jashtëzakonshme” dhe se nëse do të zgjidhej do të ishte “individi më i shëndetshëm i zgjedhur President ndonjëherë”.
Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka mohuar se është bërë një kontroll në zyrën e doktorit dhe nënvizoi se dokumentet janë hequr nga njësia mjekësore si procedurë standard gjatë periudhës së tranzicionit./abcnews.al