Elton Deda, këngëtari i njohur shqiptar, njihet si një tifoz i Tiranës. Shpesh i ndjek bardheblutë, sikurse ka bërë edhe në finalen e Kupës kundër Teutës. Kampionët e vendit u mundën dhe trofeu shkoi në Durrës, ku gjithahstu festohej 100 vjetori i krijimit të klubit të futbollit.
Ajo që i ka lënë shije të hidhur Dedës është gabimi i mbrojtësit Kristi Vangjeli. Korçari gaboi te goli i dytë i Teutës, shënuar nga Lorenco Vila, dhe këngëtari shkruan në faqen e Tiranës se ju duk teatër ajo që ndodhi.
“E pashë nga mesi i pjesës së parë deri ne fund. Tirona ishte e shkrehur. Por derisa ishte 1-0, mund t’u kthente. Gabimi i Vangjelit m’u duk pak teatër, se ishte foshnjarak. Mbase jam gabim, por shumë turbull luajtën. Durrësi luajti më mirë”, shkruan mes të tjerash Elton Deda.


