AKU kontrolle për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

schedule12:08 - 24 Mars, 2020

schedule 12:08 - 24 Mars, 2020

Në një situatë ku tashmë shëndeti dhe jeta e konsumatorëve është qëllimi kryesor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet dhe monitorimin rigoroz të të gjithë zinxhirit ushqimor  me qëllim shtimin e kujdesit dhe zbatimin e të gjitha masave të marra në vend ndaj COVID-19.

Gjatë monitorimeve në të gjithë vendin AKU njofton se janë masa administrative me gjobë ndaj bizeneseve prodhuese.

Njoftimi:

AKU kontrolle rigoroze për zbatimin e masave ndaj COVID-19, masa administrative me gjobë për një furrë buke në Fier

Monitorimet rigoroze në të gjithë vendin në ato subjekte të cilat kanë një rëndësi kryesore për kalimin dhe përmirësimin e situatës të krijuar nga COCID-19 vijojnë çdo ditë deri në fitimin e kësaj beteje, por edhe më tej.

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar  të Ushqimit Fier, në sajë të monitorimeve dhe kontrolleve të kryera për zbatimin e masave të marra për përballimin e situatës, në një subjekt " Njesi prodhimi/tregtimi buke" ka konstatuar prodhimin dh tregtimin e produktit bukë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, të cilat cënojnë rëndë sigurinë e produktit dhe ndikojnë në shëndetin e konsumatorëve.

Gjithashtu gjatë kontrollit nga trupa inspektuese u konstatua se subjekti nuk dispononte dhe manualin e vetëkontrollit (HACCP).

Referuar këtyre shkeljeve ligjore , trupa inspektuese mori ndaj subjektit masat

administrative "gjobë":

  1. a) "Gjobë" 300,000 lekë për ushtrim të aktivitetit në kushte të papërshtatshme higjeno- sanitare,
  2. b) "Gjobë" 100,000 lekë për mungesë të manualit të vetëkontrollit (HACCP),
  3. c) "Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit" deri në plotësimin e mangësive.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave ligjore me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve Shqipëtar.