Tre njësive ushqimore në Lushnje, Gramsh dhe Kukës u janë konfiskuar produktet, e janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Sipas autoritetit, 3 subjekte e kryenin veprimtarinë në kundërshtim të plotë me ligjin e sigurisë ushqimore. Për pasojë, produktet problematike, qumësht, lëngje, suxhuk, çokollata e biskota, u sekuestruan dhe u asgjesuan nga inspektorët.
Aksioni kryhet në kuadër të verifikimit që po bëhet nëpër njësitë tregtare të zonave rurale për të ndëshkuar këdo që tregton ushqime jashtë kritereve të sigurisë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, apo çdo shkelje të dyshuar të stadardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes./abcnews.al