AKU bllokon vezë e produkte sallami në 13 subjekte në Vlorë: Në kushte jo higjienike

schedule10:13 - 12 Nëntor, 2022

schedule 10:13 - 12 Nëntor, 2022

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU)  ka ndëshkuar 13 subjekte në Vlorë për tregtim të ushqimit të pasigurt.

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e.

AKU bën me dije se gjatë ushtrimit të kontrolleve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6.150.000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21.840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në terren në të gjithë vendin, për garantimin e ushqimit të sigurt për konsumatorin.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!