Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 50.2 tonë mish, të importuara nga Brazili, në total, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonele”. AKU-ja njofton se po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit i cili ishte i vendosur në dy kontenierë. Gjatë këtij viti nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë. /abcnews.al
AKU bllokon mbi 50 ton mish që rezultoi me salmonelë
schedule12:38 - 3 Korrik, 2018
schedule 12:38 - 3 Korrik, 2018