AKU bllokon dhjetëra ushqime të pasigurta nga Brazili

schedule09:28 - 14 Shtator, 2019

schedule 09:28 - 14 Shtator, 2019

Dhjetëra tonë ushqime të pasigurta që vinin nga Brazili janë bllokuar në disa supermarkete në vendin tonë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Më konkretisht bëhet fjalë për 27 ton “Fileto pule” dhe 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” të cilat janë kthyer në vendin e origjinës, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Në njoftimin e AKU-së thuhet se në disa supermarkete të njohur, janë bllokuar edhe produkte të tjera me datë skadence të tejkaluar. Nga ana tjetër, ka rezultuar se këto supermarkete i mbanin ushqimet në kushte aspak higjienike në rafte dhe jo në frigoriferë, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Për këto arsye, Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u kanë vendosur më shumë se 5 milionë lekë gjoba subjekteve që janë gjetur me shkelje, jo vetëm në dokumentacion por edhe në kushtet higjieno-sanitare./ABC News Albania 24/7